Telegrafi

Robert Berisha bleu të drejtën e këngës “MIA” (Video)

Robert Berisha bëri debutimin e tij në skenën muzikore shqiptare me një projekt mjaft interesante.

“MIA” është projekti ritmik i cili është publikuar nga Roberti, bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi.

Dhe, menjëherë pasuan edhe raportimet se ai ka kopjuar këngën nga Rumania.

Megjithatë, Telegrafi mëson nga burimet e afërta me këngëtarin se ai ka blerë të drejtën për këngën nga Ionut Cercel, autori i vijës melodike të këngës.

Kështu, projekti i punuar në tekst nga Gjiko dhe orkestrim të Massive Production, është autentik dhe nuk bie ndesh me rregullat e tregut muzikor.

Kështu mund të konstatohet edhe në përshkrimin e videos, ku autor i muzikës përmendet Ionut Cercel, romuni nga është marrë vija melodike.

Robert Berisha ka arritur të debutojë suksesshëm me mbi 100 mijë klikime në më pak se 24 orë te projekti i tij. /Telegrafi/