Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë bëri një video në rrjete sociale, ndërsa ndodhej për pushime në Shqipëri.
Ai është ankuar për çmimet e larta në jug duke thënë se ka dhënë makinën për shezlone.
Kjo video e muzikantit bëri bujë të madhe në rrjet, ndonëse së fundmi bëri dhe një tjetër reagim.
I njëjti u bëri thirrje të gjithëve që të vijnë për pushime në Shqipëri, e ta lënë Greqinë e Turqinë.
Artisti theksoi se Shqipëria është vendi ynë, përkundër ndryshimeve që janë bërë këtë vit.
“O hajdeni në Shqipëri, e lini Greqinë e Turqinë se ky është vendi ynë”, u shpreh ai.
Tutje, Berisha tha: “Lini shakatë që i bëj unë. Lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë”.
Se sivjet çmimet janë më të larta e kanë dëshmuar edhe disa pamje që janë shpërndarë në rrjete sociale, ku shihen vendet e boshatisura. /Telegrafi/