Site icon Telegrafi

Robert Berisha me dedikim prekës, dy javë pasi nëna e tij ndërroi jetë

Robert Berisha Foto: Instagram

Para dy javësh, Robert Berisha kishte bërë të ditur se nëna e tij ka ndërruar jetë.

Pas një lajmi të tillë të trishtë, familjarët e tij reaguan në rrjete sociale duke ndarë mesazhe prekëse.

Në mesin e tyre ishte Patrisi, Nora Istrefi dhe Tuna, të cilët ndanë edhe imazhe me të ndjerë.

Foto: Instastory

Në ndërkohë, gjatë ditës së sotme (e shtunë), këngëtari ka zgjedhur që të publikojë një imazh të nënës.

“Dy javë pa ty mamushi im”, ka shkruar ai në mbishkrim.

E ndjera ndërkohë shihej së bashku me vajzën e Robertit, Renne, të cilën ai e ndan me Nora Istrefin. /Telegrafi/

Exit mobile version