Site icon Telegrafi

Robbie Williams zbulon arsyen pse i tregoi gishtin e mesëm kamerës gjatë ceremonisë së hapjes së Botërorit

Tashmë botërori ka hyrë në ditën e shtatë që po mbahet në shtetin rus, ku po sjell edhe rezultatet befasuese.

Befasi kishte edhe në ceremoninë e hapjes së kampionatit teksa Robbie Williams gjeti një mënyrë të çuditshme për të qenë në vëmendjen e gjithë botës.

Këngëtari bëri një gjest të shëmtuar duke i treguar kamerës gishtin e mesit, e cila bëri të komentohet tejet shumë prej fansave.

Lexo po ashtu Robbie Williams me gruan dhe vjehrrën në një 'reality show'

Deri më ditën e sotme nuk dihej se për çfarë arsye veproi ashtu britaniku, por vetë këngëtari ka thyer heshtjen duke treguar pse e bëri një gjë të tillë.

“Isha nën presion të madh, sepse kishin mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen dhe kështu vendosa të bëja gjestin me gisht”, u shpreh këngëtari i famshëm botëror.

Robbie Williams (Getty Images)

Kur u pyet nëse pendohet për veprim, Williams u përgjigj duke thënë se nuk e kishte në plan, por që nuk i beson vetes.

“Nuk i besoj vetes. Nuk e di se çfarë mund të bëj në çdo moment. Nuk ishte me plan. Plani ishte që të këndoja në sinkron dhe të mos rrëzohesha nga skena”, tha ai.

Lexo po ashtu Performancë e papërsëritshme nga Robbie Williams, ndez ceremoninë hapëse me hitet "Feel", "Angels" dhe "Let Me Entertain You"

Ndryshe, tashmë ka filluar edhe rrethi i dytë i zhvillimit të ndeshjeve në kuadër të grupeve. /Telegrafi/

Exit mobile version