Telegrafi

Robbie Williams thotë se nuk mund t’i kujtojë tërësisht tekstet e këngëve për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike

Robbie Williams (Foto nga Felipe Trueba - Pool/Getty Images/Guliver)

Shumë artistë ndërkombëtarë janë ballafaquar me probleme të ndryshme pasi kanë përdorur në masë të madhe lëndë narkotike.

Të shumta kanë qenë rastet me probleme mendore, ankth, e disa prej tyre kanë përfunduar si mos më keq, shkruan DailyMail.

Këngëtari i njohur Robbie Williams është përballur me një rast më të veçantë, pasi për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike ai nuk është më në gjendje që të mbajë mend tekstet e këngëve gjatë koncerteve të tij.

46-vjeçari, i cili tashmë është 20 vjet i martuar, tha se nuk mund të kujtojë më tekstet për të gjitha këngët e tij pasi mendja e tij nuk është ashtu siç ka qenë dikur.

Duke folur për The Sun, këngëtari tha: “Tani nëse do të ishit në një stadium plot me njerëz dhe të kishit përdorur lëndë narkotike, truri juaj nuk do të funksiononte siç duhej”.

“Dhe gjëja e fundit që do të doja është që të mos them se nuk i mbaj mend fjalë kur jam duke ndezur atmosferën për rreth 80 mijë njerëz në koncert”.

Babai i katër fëmijëve shtoi se do të ishte i sinqertë me fëmijët e tij në lidhje me përfshirjen e tij të mëparshme në lëndët narkotike dhe shpreson t’i ‘frikësojë’ ata për t’u siguruar që të mos bëjnë gabime të ngjashme. /Telegrafi/