Site icon Telegrafi

Robbie Williams publikon një foto që i humb statusin e mashkullit joshës

Robbie Williams dhe Ayda Field (Foto: Instagram/AydaFieldWilliams)

Robbie Williams për vite të tëra ka gëzuar statusin e seks simbolit dhe vetëm kur po flasim për britanikun, ai publikojë një fotografi në rrjetet sociale dhe lënë shumë pak hapësirë për imagjinatën e fansave.

Këngëtari i famshëm publikoi një fotografi provokative që habiti rreth dy milionë pasuesit e tij në Instagram.

Ai pozonte duke u mbajtur në kangjella gjersa shikonte perëndimin e diellit ndërsa trupin e kishte me plot tatuazhe.

“Më tregoni, kur unë nuk mund të marr frymë”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari gjersa fansat e komplimentuan.

Ndryshe, pop këngëtari raportohej se do të jetë në jurinë e “X Factor”, të cilën gjë e mohoi 45-vjeçari, i cili paralajmëroi se shumë shpejt do të vjen me albumin e ri muzikor. /Telegrafi/

Exit mobile version