Robbie Williams sërish e ka pyetur bashkëshorten, Ayda Field, gjatë kremtimit të ditëlindjes së 40-të, nëse sërish do të martohet.
Aydës, me të cilin ka tre fëmijë, ia këndoi një serenatë, përkatësisht hitin “Angel” gjersa ia ka bërë propozimin.
“Unë të dua, Ayda. A do të martohesh me mua?”, pyeti këngëtari dhe sigurisht, Ayda tha “Po”.
Theksojmë se çifti u takuan në korrik të vitit 2006 gjersa tre vjet më vonë, gjatë një koncerti, ai i propozoi martesë.
Tetë muaj më vonë, dyshja vendosën që të martohen për herë të parë dhe sigurisht, që atëkohë kanë menduar se është e fundit herë.
Ndryshe, në shtator të vitit 2012 u bënë prindër të vajzës Teodor dhe dy vjet më vonë, djalit Charlie. Vitin e kaluar, ata u bënë me vajzën, Koko. /Telegrafi/