Site icon Telegrafi

Robbie Williams po regjistron albumin e ri me hitet e tij më të mëdha, planifikon të rikthehet edhe me një turne këtë vit

Robbie Williams është një nga muzikantët britanikë më të suksesshëm të të gjitha kohërave dhe tani ai po ka nisur punën edhe për një album me hitet më të mëdha.

Ylli i muzikës ka ri-regjistruar disa nga këngët e tij më të mëdha, me një orkestër të plotë, për të festuar 25 vjet që nga publikimi i albumit të tij debutues solo, “Life Thru A Lens”.

Me numrin e hiteve të mëdha që ai ka shënuar gjatë viteve, ai shpejt do t’u kujtojë njerëzve suksesin e tij.

Foto: Getty Images

“Robbie po kthehet me një zhurmë. Zëri i Robbie është ende i bujshëm dhe kur ai mbështetet nga një orkestër e plotë do të jetë me të vërtetë do të ndikoi”, tha një burim.

“Ky shtator që vjen shënon 25 vjet që kur Robbie publikoi “Life Thru A Lens”, në 1997. Shënimi i këtij momenti historik me një regjistrim të ri të mahnitshëm të hiteve më të mëdha ndihet vërtet i veçantë”, tha tutje ky burim.

Robbie tha në fillim të këtij viti se po planifikonte të dilte në turne përpara fundit të vitit 2022, që pritet të përkojë me publikimin e koleksionit të ri, shkruan The Sun.

Foto: Getty Images

Burime të afërt me këngëtarin, i cili ka pasur shtatë projekte në pozitë e parë dhe13 albume po ashtu në pozitë të parë që kur u largua nga “Take That” në 1995, thanë se ai është i vendosur të bëjë turne së shpejti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robbie Williams

“Robbie ka ëndrra të mëdha dhe ai dëshiron që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Plani është që të dalë në rrugë në fund të vitit”, ka ky burim.

Koncertet e tij në Teatrin Encore të Las Vegasit u ndërpre në vitin 2020 për shkak të pandemisë. /Telegrafi/

Exit mobile version