Këngëtari dhe aktori i njohur Robbie Williams ka pësuar së fundmi një humbje mjaft të madhe në jetën e tij. Ai ka humbur menaxherin e tij David Enthoven, njëkohësisht një nga miqtë e tij më të mirë.
David Enthoven ka udhëhequr karrierën e Robbie që nga viti 1995, e ndërsa ka ndërruar jetë pak ditë më parë nga kanceri i mëlçisë.
Ylli i pop-it Robbie Williams, e ka ndjerë tej mase dhimbjen për mikun e tij, ai madje ka performuar në nderim të tij një këngë fetare nga Jerusalemi në funeralin e tij.
“Nëse ti je duke ecur, atëherë unë do të jem me ty, duke brohoritur për të arriturat e tua”, kanë qenë fjalët e 41 vjeçarit. /Telegrafi/