Telegrafi

Robbie Williams: Kurrë më nuk do ta këndojë këngën “Angels”

Ylli britanik i muzikës pop, Robbie Williams nuk do të këndojë më këngën “Angels” në koncertet e tij.

E gjithë kjo pasi thotë se nuk është i aftë më të kontrolloj emocionet gjatë perfomancës.

Këngëtarja, në një intervistë për “Daily Star” tha se shpesh ndodh që të qaj kur fansat i tregojnë ndonjë rrëfim që e lidhin me këngën.

“Disa fansa kur filloj të këndojë këngën “Angels”, ngritin postera të dedikuar për nënat ose baballarët e tyre të cilët kanë ndërruar jetë. Atëherë them vet me vete ‘Oh Zoti im, unë do të qaj’. Kjo më lëndonte shumë”, shpjegoi Williams.

Robbie gjithashtu njoftoi se së shpejti do të mbajë një seri koncertesh private, ku do të ftohen fansat më të flakët të tij, në koncertet e fundit para përfundimit të karrierës muzikore.

Ndryshe, kënga “Angels” e publikuar para 21 vjetëve, ku në shtatë vjetët e fundit në YouTube, është shikuar mbi 81.7 milionë herë.

Vlen të theksohet se pasuria e 43-vjeçarit kap shifrat prej 400 milionë eurove, të cilat i ka fituar në saje të koncerteve, shitjeve të albumeve dhe reklamave të ndryshme. /Telegrafi/