Robbie Williams ishte midis qindra mysafirëve dhe punëtorëve të hotelit të Mandarin Oriental në Hyde Park që u evakuua kur ra një zjarr i madh.
Këngëtari britanik ishte filmuar duke ikur prej hotelit luksoz së bashku me mysafirë të tjerë në kryeqytetin e Anglisë, Londër.
Ylli shihej duke u nisur në mënyrë të qetë drejt rrugës gjersa flakët kapluan gjithë objektin.
Policia nuk ka raportuar për viktima gjersa në shuarjen e zjarrit në hotelin e rinovuar rishtazi morën pjesë 120 zjarrfikës.
Kujtojmë se hoteli iu nënshtrua një rinovimi 200 milionë eurosh që përfundoi në fund të majit të këtij viti.
Hoteli ishte pajisur me dhoma të reja gjumi, hapësira publike, restorante dhe banjë të reja.
Ndryshe, Williams do të mbajë një numër të koncerteve gjatë verës dhe do të sjell një këngë të re. /Telegrafi/