Telegrafi

Robbie Williams me gruan dhe vjehrrën në një ‘reality show’

Ata u martuan në një ceremoni bujare në rezidencën e tyre në Beverly Hills në vitin 2010.

Robbie Williams dhe Ayda Field kishin kurorëzuar para tetë vjetëve lidhjen e tyre ndërsa kanë edhe dy fëmijë – Teddyn pesëvjeçar dhe trevjeçarin Charlton.

Por, këngëtari britanik ka zbuluar për The Sun se tani po planifikon të nis një reality show me gruan dhe vjehrrën e tij, Gwen.

Robbie Williams dhe Ayda Field (Getty Images)

Nëse planet do të shkojnë siç duhet, shou televiziv do të startojë brenda këtij viti ndërsa për momentin nuk dihet se ku do të mund ta ndjekin drejtpërdrejt fansat e këngëtarit.

Ndërkohë, seritë e mundshme të realitetit vijnë pasi u raportua se The X Factor ka ndërmarrë tashmë hapat për të zëvendësuar Louis Walsh me Robbien.

Ndryshe, Williams është duke planifikuar të ndërmarrë të nis edhe një turne të koncerteve anembanë globit. /Telegrafi/