Robbie Williams ka pranuar se më në fund është i lumtur pas humbjes së peshës teksa festoi publikimin e albumit të tij të ri të premten (9 shtator).
Këngëtari 48-vjeçar, i cili në të kaluarën ka folur hapur për varësinë e tij ndaj ushqimit dhe drogës, shtoi se ka mësuar të pranojë veten siç është dhe se tani ndihet shumë mirë.
Albumi i tij i fundit “XXV”, vjen 25 vjet pasi ai filloi një karrierë solo pas largimit nga “Take That”, dhe betejave të mëvonshme me dietën dhe drogën.
Duke folur në një intervistë për “The Sun”, Robbie tha: “Kam humbur peshë, por është një luftë e vazhdueshme. Brenda meje ka një person gjigant”.
“Falënderoj Zotin për punën time, sepse nëse nuk do të bëja atë që bëj për jetesën, kam frikë të mendoj se si do të dukesha dhe çfarë do të bëhesha”, tha ai.
Robbie rrëfeu se ai ka një ‘natyrë të varur’ dhe lufton me marrje të sheqerit dhe ushqime të shëndetshme, shkruan DailyMail.
Këngëtari, i cili prej 20 vitesh tashmë është esëll, ka treguar se më në fund ka mësuar të pranojë veten pas vështirësive në të kaluarën.
“E urreja veten dhe mendoja se nuk mund të këndoja dhe dukesha keq”, shtoi ai.
Kjo vjen pasi Robbie zbuloi se ai fitoi peshë kur ishte nën ndikim dhe bënte pazare ushqimesh.
Duke folur në podkastin e tij “At Home With Williamses”, ylli tha se përdorimi i drogës dhe dieta e keqe kontribuuan në shtimin e peshës së tij.
“Kisha marrë me qira një banesë. Shkova në supermarket, isha nën ndikim të lëndëve narkotike. Mos shkoni nën ndikim në supermarket. Ju bëni zgjedhje të këqija. Unë hapa frigoriferin dhe aty ishte e gjithë kjo tortë. Dhe mund ta kujtoj këtë moment duke thënë: “Prisni, unë nuk jetoj me nënën time”. Mund ta ha gjithë atë tortë”, tregoi artisti.
Ai shpjegoi se liria e tij e sapogjetur bëri që ai të shtonte kilogramët në muajt në vijim.
Robbie ka qenë i hapur për betejat e tij me drogën dhe peshën e tij në të kaluarën, ai u bë ambasador i “Weight Watchers” në 2018. Ylli shkoi në rehabilitim në vitin 2007.
Ai më parë pranoi se ishte vetëm ’24 orë larg vdekjes’ në kulmin e varësisë së tij, pasi përdori koktej të rrezikshëm droge. /Telegrafi/