Telegrafi

Robbie Williams e kishte braktisur disa herë bashkëshorten para se të martoheshin

Robbie Williams dhe Ayda Field (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Këngëtari anglez, Robbie Williams, ka qenë një zemërthyes para se të vendoste të martohej me Ayda Field.

Pasi insistoi se nuk dëshironte martesë ose të ketë fëmijë, 46 vjeçari e kishte braktisur bashkëshorten e tij, derisa vendosi që përfundimisht të martohej me të, shkruan Mirror.

Edhe pse një gjë e tillë kishte ndodhur për një kohë shumë të gjatë, ish-anëtari i jurisë së ‘X Factor’ iu bashkua sërish, pasi Alyda e dashuronte tej mase.

Duke folur për ndarjet e shumta, Ayda kishte treguar në The Times se sa shumë kishte bërë për të.

“Unë isha e dashuruar në të. Ai i ishte i ëmbël, i bukur, qesharak dhe i mrekullueshëm. Ai kishte zemrën time. Ai ishte shpirti im binjak”.

“Ai thoshte: Ne kurrë nuk do të martohemi, unë nuk do të kem asnjëherë fëmijë. Ne qeshim më këtë tani”, ka treguar gruaja e këngëtarit.

Foto nga (Foto nga Gareth Fuller – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Çifti i njohur janë njohur në vitin 2006, ndërsa tani kanë katër fëmijë bashkë, Teddy, Charlie, Coco dhe Beau. /Telegrafi/