Site icon Telegrafi

Robbie Williams dhe Ayda Field të pakënaqur me pagën prej 10 milionë funtesh, largohen nga ‘X Factor’

Robbie Williams dhe Ayda Field (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Robbie Williams dhe Ayda Field kanë njoftuar se nuk do të jenë më pjesë e jurisë së ‘X Factor’ pas vetëm një sezoni.

Këngëtari dhe aktorja e kanë publikuar një njoftim të përbashkët duke ua bërë të ditur fansave se nuk do të qëndrojnë ulur pranë Simon Cowellit dhe nuk do t’i vlerësojnë konkurrentët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Robbie Williams

Burimet pranë çiftit thonë se arsyeja e largimit ka të bëjë me faktin se kanë kërkuar më shumë para, ndërsa produksioni i emisionit ka refuzuar t’i paguajë.

Robbie Williams dhe Ayda Field (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Robbie dhe Ayda kanë pasur marrëveshje deri në 10 milionë funte (11.6 milionë euro), ndërsa kjo shumë nuk është pritur që të rritet. Për këtë arsye, ata kanë vendosur të largohen nga spektakli për talentë.

Çifti është martuar në vitin 2010, ndërsa i kanë tre fëmijë bashkë. Fëmija i tretë ka lindur përmes një nëne surrogate. /Telegrafi/

Exit mobile version