Këngëtari anglez, Robbie Williams, ka blerë telefonin e tij personal për herë të parë, pas 14 vitesh.
Krijuesi i hitit “Angels” e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes ‘Instagram Live’ gjatë kësaj jave, shkruan Daily Mail.
Ai kishte treguar se ishte i fiksuar pas këtyre pajisjeve, ndërsa një gjë e tillë nuk e kishte bërë të lumtur gruan e tij, Ayda Field.
“Kam një telefon tani, sepse nuk kisha për një kohë të gjatë. Mbrëmjen e djeshme gruaja ime më tha se jam duke e përdorur shumë dhe ka të drejtë”.
“Kështu që tani nuk dua ta përdor aq shumë, edhe pse jam në të , ndërsa duhet të zbuloj se cili është fiksimi im i radhës”, u shpreh këngëtari.
Ayda dhe Robbie janë prindër të katër fëmijëve, Theodora, Charlton dhe Brau, me të cilët kanë qenë të izoluar gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/