Telegrafi

Robbie kritikon Brit Awards

Këngëtari, i cili ka fituar më shumë BRIT shpërblime se çdo person tjetër dhe singli rikthyes i të cilit, “Candy”, u nominua për Këngën më të Mirë Britanike në këtë ngjarje vjetore, ka incizuar një këngë parodi me Guy Chambers, me të cilin ka punuar në pesë albumet e tij solo.

Kënga, e titulluar “Brits 2013”, fillon me Robbien që mban fjalim gjatë pranimit të çmimit duke thënë, “Jam shumë i ngazëllyer që jam sërish këtu, është një nder të jem i nominuar… Bla-bla, bla, bla”… Dhe më pas ai reagon: “Mirë, kjo natë e Brit ishte ‘f***ing’ e mërzitshme”.

Robbie humbi në kategorinë Kënga më e Mirë Britanike në edicionin e sivjetmë, pasi atë e fitoi Adele me këngën e saj të fundit për filmin James Bond, “Skyfall”. /Telegrafi/