Telegrafi

Robben: Sulmi i Liverpoolit, i frikshëm

“Me një treshe sulmuese si Gerrard, Torres dhe Cole, mendoj se Liverpooli është një forcë e vërtet në Ligën Premier. Viti i kaluar ishte një vit i çuditshëm për Liverpoolin, por nëse këta tre lojtarë përshtaten, atëherë i shoh si sfidues serioz për titull. Ju shikoni në këtë treshe sulmuese dhe dështoni të gjeni një treshe më të mirë në Evropë, këtu e përfshij edhe Barcelonën”.

“Unë i lexova fjalët e Gerrard për Cole se është më i mirë se Messi me top dhe unë pajtohem plotësisht me këtë. Pasi u stërvita një kohë aq të gjatë me të, unë mund t’iu them se ai është në gjendje të bëj gjëra me top, që ju kurrë nuk do t’i keni parë. Nëse Joe luan në një rol më qendror, atëherë ai do të shënojë dhe krijojë shumë gola, unë e shoh atë si favorit për lojtarin më të mirë të sezonit. Ai nuk është vetëm për mashtrime, ai ka vizion fantastik. Rastet që ai do të krijojë për Torres do ta bëjnë sezonin e Liverpoolit mjaft të suksesshëm”.

“Mendoj se ishte gabim i madh që Chelsea lejoi që Joe Cole të largohet dhe jam i sigurt se edhe tifozët e ndjejnë këtë. Edhe në moshën 28 vjeçare me gjithë ato lëndime, ai vlen 15 milionë funte në treg. Unë jam i sigurt se Chelsea nuk deshi ta largonte, por ai ka thënë se ka arsye politike pse u largua dhe duhet të presim momentin kur ai do ta zbulojë të vërtetën. Unë e njoh Joe Cole dhe vendimi i tij ishte vetëm për futboll dhe jo për para”, deklaroi Robben për The Daily Star. /Telegrafi/