Telegrafi

Robben: Situata te Reali ishte qesharake

Përderisa nata finale po afrohet, ish-futbollisti i Real Madridit, mori pak kohë të rikujtojë kohën e tij të shkurtër në kryeqytetin spanjoll, duke i përshkruar ditët e tij të fundit në Bernabeu si ‘qesharake’.

“Ishte situatë qesharake atëkohë. Ata thoshin vetëm: ‘Ne dëshirojmë të të shesim sepse na duhen të hollat’. Për futboll nuk u fol atje, vetëm aspekti financiar ishte i rëndësishëm për zyrtarët”.

“Nga njëra anë, ata e kanë parë se vetëm unë dhe Wesley Sneijder mund t’u sjellim mjaft para, ndërsa nga ana tjetër kanë shpenzuar shuma marramendëse”.

“Unë dhe Sneijder jemi shokë shumë të mirë. Ne kemi kontakte të rregullta, madje këtë javë. Unë jam mjaft i lumtur ta shoh atë në Milano, por shpresoj se ai nuk do ta fitojë tripletën e dëshiruar nga ne”, deklaroi Robben për Goal.com. /Telegrafi/