Telegrafi

Robben: Rooney është Unitedi

“Ky ekip i Manchester Unitedit nuk është i padukshëm. Nëse shtypi dëshiron t’i shohë ata si favoritë, atëherë kjo na përshtatet neve pasi që presioni do të jetë mbi ta. I kam shikuar disa herë në TV dhe mendoj se nuk janë aq të fuqishëm si dy sezonet e kaluara”.

“Rooney është duke kaluar formë fenomenale. Por, për momentin duket se ai është zgjidhja e tyre e vetme: Çfarë nëse ai dështon?”.

“Ai është bërë ylli që pas shitjes së Ronaldos verën e kaluar, por ne do të përgatitemi për ta ndalur atë. United është ekip individual i Rooneyt dhe mbrojtësit tanë do të përkujdesen non-stop për 180 minuta”, ka thënë Robben. /Telegrafi/