Telegrafi

Robben: Presioni është mbi United

Robben, i cili është duke luftuar për t’u paraqitur në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mungoi në të parën, beson se Bayerni mund të shtojë presionin në United nëse shënon një gol në udhëtim.

“Presioni është i madh në kraharorin e lojtarëve të United. Ata e dinë se e gjithë çfarë kemi nevojë ne është një gol dhe ndeshja mund të përfundojë. Ata do ta kenë po thuajse të pamundur të rikthehen nga ajo. Ne tashmë kemi treguar se mund ta mposhtim ekipin anglez dhe jemi të sigurt se mund ta bëjmë këtë përsëri”, ka thënë Robben. /Telegrafi/