Telegrafi

Robben: Nuk pres që Interi të mbrohet

“Nuk pres që Interi të mbrohet ashtu siç bëri ndaj Barcelonës edhe pse ata luajtën me një lojtar më pak. Ne duhet të luajmë lojën tonë. Ne nuk mund t’i ndryshojmë taktikat tona. Ne kemi luajtur tërë sezonin në të njëjtën mënyrë dhe këtë do ta bëjmë edhe në finale. Duhet të jeni pak edhe me fat, por së paku ju duhet të jeni të mprehtë para portës dhe rastet që të tregohen t’i shfrytëzosh”.

“Qëllimi kryesor për Bayernin ishte ta fitojë kampionatin dhe kjo është ajo që bëmë. Por, tani jemi në finale të Ligës së Kampionëve dhe duhet të tentojmë ta fitojmë. Duhet të jepni gjithçka në atë ditë dhe unë mendoj që ne do të shohim 22 lojtarë të luajnë për vdekje”, deklaroi Robben për UEFA.com. /Telegrafi/