Telegrafi

Robben nuk luan kundër Italisë

Që nga lëndimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, Robben ende nuk po arrin të rikuperojë formën e plotë të tij, dhe kjo është arsyeja që ai është tërhequr nga përfaqësuesja.

NOS njofton se trajneri i Holandës, Bert van Marwijk, ka marrë vendimin se është më mirë që Robben të kthehet në Munih për të pushuar duke qenë se ai ende nuk është i gatshëm për lojë. /Telegrafi/