Telegrafi

Robben: Nuk kemi frikë nga United

Bayern u caktua të përballet me United në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe ish-mesfushori i Chelseat mbetet optimist se ekipi gjerman mund t’i bëjë ballë kampionit të Anglisë.

“Njerëzit flasin për Rooneyn, por United nuk është vetëm ai. Në Chelsea, kam shënuar fitore të rëndësishme kundër United. Do të jetë si një finale. Bayern ka ngritur fuqinë e vet në Evropë, ky sezon mund të jetë sensacional”, ka thënë Robben për The Sun./Telegrafi/