Bayern Munichu ka kaluar në epërsi kundër Arsenalit që në minutat e para të sfidës që po zhvillohet në Allianz Arena.
Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, mjaftoi minuta e 11-të për t’u zhbllokuar rezultati.
Golashënues ishte anësori holandez, Arjen Robben, ndërsa goli ishte i zakonshëm nga ana e tij.
Ai e mori topin shkoi në drejtim të portës dhe goditi nga jashtë zonës, kurse topi u ndal në rrjetë. /Telegrafi/