Telegrafi

Robben mungon ndaj Unitedit?

Robben mungoi në ndeshjen e parë ndaj Unitedit dhe gjithashtu mungoi edhe ndaj Schalkes. Trajneri i Bayernit, Van Gaal, refuzoi të jap detaje për formën fizike të Robben.

“Shpresoj se Robben do të luajë në Mançester por ne duhet të jemi të kujdesshëm me lëndimin e tij muskulor. Duhet të kujtohemi në Riberyn, i cili na mungoi disa muaj, kjo mund të ndodh edhe me Robbenin”, deklaroi Van Gaal për ZDF.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave vendimi për të luajtur apo jo Robben do të merret pak para fillimit të takimit, pasi që Robben ka udhëtuar me skuadrën bavareze në Mançester.

Nga ana tjetër po spekulohet për një rikthim sensacional të Wayne Rooneyt për ndeshjen e të mërkurës. /Telegrafi/