Telegrafi

Robben mungon ndaj Danimarkës

Superylli holandez është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar më parë, por përzgjedhësi Van Marwijk nuk dëshiron të dëgjojë dhe nuk do ta rrezikojë lojtarin e tij kryesor.

“Ne duhet të shmangim ndonjë zgjerim të mundshëm të lëndimit, sidomos pasi Arjen Robben nuk është stërvitur tre javët e fundit”, theksoi van Marwijk, duke shtuar se Robben do të jetë i gatshëm për ndeshjet tjera të fazës grupore. /Telegrafi/