Site icon Telegrafi

Robben: Mund të luaj edhe një apo dy vite në nivele të larta

Arjen Robben (Getty Images)

Ylli holandez i Bayern Munichut, Arjen Robben nuk e ka në plan pensionimin nga futbolli i luajtur.

Arjen Roben nuk mendon se ka ardhur momenti që ai “të varë këpucët në gozhdë”.

Futbollisti holandez, që është pjesë e Bayernit që nga viti 2009 beson se ka ende për të dhënë në fushën e blertë.

Lexo po ashtu Formacioni që mund ta transferoni pa asnjë cent dhe 37 futbollistët që janë të lirë të nënshkruajnë para-kontrata nga 1 janari (Foto)

“Ndihem shumë mirë dhe besoj se mund të luaj edhe për një apo dy vite në nivele të larta. Ky është objektivi im”, ka thënë fillimisht Robben, përcjell SS.

Robben vazhdon të luaj ende shumë ndeshje në sezon me Bayernin (Getty Images)

Në fakt, kjo deklaratë e holandezit vjen pas zërave të shumtë që e largojnë nga Bayerni në fund të sezonit, pasi i përfundon kontrata.

“Jam shumë i hapur dhe i ndershëm me të gjithë drejtuesit e skuadrës, nuk jam i shqetësuar aspak”.

Lexo po ashtu Rummenigge: Për të ardhmen e Robben dhe Ribery do të vendoset në pranverë

“Klubi ka planet e tij duhet të vendosë nëse do të vijojmë bashkëpunimin”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, Robben gjatë karrierës së tij ka fituar shumë trofe me Real Madridin dhe Bayern Munichun, teksa me shumë sukses ka mbrojtur edhe ngjyrat e Holandës.

Exit mobile version