Telegrafi

Robben mban Bayernin në krye

Mysafirët befasuan kur kaluan në epërsi me golin e Cedric Mikiadi pas gjysmë ore lojë, avantazh të cilin e ruajtën deri në 15 minutat e fundit. Por në momentin më të nevojshëm doli në skenë Arjen Robben.

Holandezi shënoi së pari në minutën e 76-të për të barazuar rezultatin, ndërsa pas shtatë minutash tjera ishte i saktë nga pika e bardhë për t’ua dhënë fitoren bavarezëve.

Tre pikët e reja e dërgojnë Bayernin në maje të tabelës së Bundesligës me 56 pikë, dy më shumë se Schalke dhe gjashtë më shumë se Bayer Levekusen. /Telegrafi/