Telegrafi

Robben: Liverpooli favorit për të fituar LK-në, por nuk do ta ketë lehtë me Bayernin

Arjen Robben (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Arjen Robben e ka cilësuar Liverpoolin si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Pavarësisht se Bayern Munichu këtë sezon nuk po kalon në një formë të mirë, sulmuesi beson se bavarezët mund t’i befasojnë Reds në fazën e parë të eliminimit direkt.

“Liverpooli po bën mirë, ashtu si vitin e kaluar që arritën në finale dhe gjithashtu i shikoj si favorit të Ligës së Kampionëve këtë sezon”.

Arjen Robben duke festuar golin ndaj Benficas (Foto: Alex Hassenstein/Getty Images/Guliver)

“Për ne ndoshta është shorti më i keq i mundshëm, por do të jetë sfidë e madhe”.

“Duhet të shikojmë vetën, të vazhdojmë me punë dhe të përmirësohemi. Nëse jemi në ditë të mirë dhe luajmë në mënyrën që duam, jam i sigurt që do t’ia bëjmë shumë të vështirë Liverpoolit“.

Lexo po ashtu Robben: Krenar për interesimin e Interit, do ta marr shpejt vendimin për të ardhmen

Van Dijk? Nuk e di nëse është mbrojtësi më i mirë në botë, të tjerët mund ta gjykojnë atë, por jam i lumtur për atë. I ka bërë përparime të mëdha së fundmi, është rritur si lojtar, por edhe si personalitet”.

“Ai është vendimtar në një klub madhështor dhe kapiten i Përfaqësueses së Holandës. I meriton të gjithë komplimentet”, ka thënë Robben për bashkatdhetarin e tij. /Telegrafi/