Site icon Telegrafi

Robben: Largimi nga Real Madridi mu duk hap pas në karrierë

BRUSSELS, BELGIUM - NOVEMBER 22: Arjen Robben of Bayern Muenchen looks on during the UEFA Champions League group B match between RSC Anderlecht and Bayern Muenchen at Constant Vanden Stock Stadium on November 22, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Largimi nga Real Madridi dhe heqja e rastit që ta fitojë La Deciman për Arjen Robben ishte tronditje e madhe, ndërsa kur zgjodhi kalimin te Bayern Munich, mendoi që ishte hap pas në karrierë.  

Të enjten në mbrëmje, holandezi do ta bëjë paraqitjen e 100-të, në Ligën e Kampionëve, në një garë që ka pasur paraqitje të mëdha ndër vite.

Por dëshpërimi që kishte pas largimit nga Santiago Bernabeu, vetëm pas dy viteve qëndrim ishte i madh.

“Real Madridi janë klub fantastik, sidomos me paraqitjet në Evropë”.

Arjen Robben pjesë e Real Madridit /Getty Images)

“Qëllimi ishte ta fitoja trofeun e 10-të evropian të këtij klubi, një ëndërr e madhe për mua”.

“Luajta për dy vite por nuk munda t’ia arrij qëllimin që ta fitoj këtë trofe. Kur u largova mendova që ishte një hap pas në karrierë”.

Arjen Robben dhe Gonzalo Higuain te Real Madridi /Getty Images)

“Bayerni nuk kishte pasur sukses në Evropë për disa vite dhe qëllimi im ishte që të luaja në nivelet më të larta të mundshme, kjo i binte që ta fitoja Ligën e Kampionëve”.

Arjen Robben me trofeun e dashur të tij /Getty Images)

Ish-anësori arriti ta fitojë këtë trofe në vitin 2013 kur mposhti Borussia Dortmund me një gol të shënuar nga ai vet.

“Kur e fiton, mendon për shumë gjëra dhe kjo të jep emocione të mëdha”.

Arjen Robben kur e fitoi Ligën e Kampionëve Bayern Munchen /Getty Images)

“Është arritje e madhe si klub dhe si lojtar dhe je në pikën që bëhesh lojtar i nivelit botëror. Fitimi i trofeut në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”, ka thënë Robben për ueb faqen e UEFA-s. /Telegrafi/

Exit mobile version