Telegrafi

Robben: Krenar për interesimin e Interit, do ta marr shpejt vendimin për të ardhmen

MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Arjen Robben of Bayern Munich celebrates after scoring his team's second goal during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Adam Pretty/Getty Images)

Ylli i Bayern Munich, Arjen Robben, ka thënë se është shumë krenar me interesin e Interit dhe se ai do të vendosë të ardhmen e tij para përfundimit të sezonit.

FCInterNews.it raportoi të shtunën se Interi shpreson të bëjë një goditje të dyfishtë për Diego Godinin dhe Arjen Robbenin, që mbesin pa kontratë me Atletico Madridin dhe Bayernin.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur [që kam marrë oferta]”.

Arjen Robben te Bayern Munchen. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

“Javët e fundit kanë qenë mjaft të zëna, veçanërisht për babanë tim, që është agjenti im, por është mirë të dëgjosh se klubet janë të interesuara”.

“Për mua, e ardhmja është ende e hapur, unë ende po pres”.

“Unë dua të pres dhe të përqendrohet që të marr një vendim sa më të përshtatshëm”.

Arjen Robben. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

“Nuk e di kur, por sigurisht që duhet të marr një vendim”.

“Unë nuk do të pres deri në fund të sezonit sepse kam një familje dhe do ta gjej ekipin e ri pa u mbyllur kampioni”, ka thënë Robben. /Telegrafi/