Telegrafi

Robben: Jam detyruar të largohem nga Reali

“Nuk doja të largohem, por skuadra dëshironte të më shesë. Ka pasur shumë gënjeshtra, por në fund mua më duhet të vendos se çfarë është më mirë për mua, sepse unë dua të luaj dhe t’u tregoj të gjithëve se çfarë futbollisti jam”.

“Sido që të jetë ndjehem mirë për interesimin e Bayernit”, është cituar Robben nga “Marca”.

Shumë shpejt pritet të bëhet konfirmimi zyrtarë i transferimit të dy holandezëve: Arjen Robben te Bayerni, ndërsa Wesley Sneijder tek Interi.