Telegrafi

Robben: Finalja meritoi arbitër më të mirë

“Ishte një finale e Botërorit. Ju po flisni për dy ekipe agresive që duan të fitojnë. Ishte në dorë të gjyqtarit ta kontrollonte takimin. Është keq nëse qëndroni në zhveshtore së bashku dhe flisni vetëm për gjyqtarin dhe pikat e tij të dobëta. Kishte disa vendime të çuditshme dhe për mua, sinqerisht, nëse luani një finale të Botërorit, atëherë ju duhet një gjyqtar i klasit Botëror. Nuk e di nëse ajo ishte performancë e klasit botëror nga gjyqtari”.

“Ndërhyrja e Puyol në mua ishte shumë e qartë. Ai është dashur ta përjashtonte atë dhe të akordonte gjuajtje të lirë. Kjo na kushtoi neve vetëm për shkakun se nuk u rrëzova. Ishim dhjetë minuta para përfundimit të takimit në atë moment. Nëse do ta shënonim golin do të kishim fituar. Por, unë nuk mund të shënoja sepse portieri ishte shumë afër”.

“Spanja është ekip i fuqishëm. Ne e kemi pasur planin tonë dhe tentuam ta luanim futbollin tonë, por Spanja ka ekip të mirë me lojtarë shumë të mëdhenj. Ne tentuam t’i ndalnim ata në mënyrë defensive, organizimi ynë ishte i mirë dhe ne krijuam raste. Ne nuk mund ta kritikojmë veten. Ne kemi bërë gjithçka që kemi mundur. Një ekip gjithnjë duhet të fitojë, por është frustruse kur kjo ndodh katër minuta para fundit”, deklaroi Robben. /Telegrafi/