Telegrafi

“Robben e refuzoi Unitedin për Chelsean pasi nuk i pëlqeu era e fushës së stërvitjeve” – Rio Ferdinand zbulon sekretin interesant të holandezit

Rio Ferdinand ka zbuluar se përse Arjen Robben e ka refuzuar kalimin te Manchester United, duke zgjedhur më pas Chelsean.

Legjenda e Djajve të Kuq ka treguar se holandezi e refuzoi kalimin në Old Trafford në vitin 2004, pasi nuk i pëlqente era që mbante fusha e stërvitjeve.

“Çfarë lojtari. Robben ishte i mrekullueshëm. Mendoj se duhej të transferonim atë te Manchester United. Ai madje kishte arritur edhe në fushë ku stërviteshim ne”, ka thënë ai.

Arjen Robben

“Ai u soll përreth fushës, mirëpo duket se atij nuk i pëlqeu era që mbante fusha e stërvitjeve, për këtë shkoi te Chelsea”, ka shtuar më tej Ferdinand.

Robben kishte fituar dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës nën urdhrat e Jose Mourinhos.

Holandezi ishte transferuar te The Blues nga PSV Eindhoven për shumën e 15 milionë eurove, ndërsa në verën e vitit të kaluar u pensionua nga futbolli, gjersa ishte pjesë e Bayern Munichut. /Telegrafi/