Telegrafi

Robben e dëshiron Interin në finale

Bayern Munich mbrëmë mposhti me rezultat 3-0 Lyonin për të siguruar vend në finalen e garës më të madhe evropiane dhe holandezi do të dëshironte kampionin e Italisë si rival në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

“Dua të luaj kundër Interit. Do të jetë më mirë për ne nëse luajmë kundër tyre. Mund të kemi probleme të mëdha kundër Barcelonës. Por, po ashtu dua të luaj kundër Mourinhos dhe mikut tim të mirë Wesley Sneijder”, ka thënë Robben. /Telegrafi/