Telegrafi

Robben do t’i zgjedhë ndeshjet me Holandën

“Kombinimi mes meje dhe ekipit të kombëtares ka qenë i pafat. Nuk e di arsyen, por unë vazhdimisht po marr lëndime kur po luaj me kombëtaren”.

“Tani, para se të e keqkuptoni idenë time, po ua sqaroj se unë nuk do të pensionohem nga kombëtarja, sepse të luaj për vendin tim është një nder i madh”.

“Sidoqoftë, nëse ndonjë ndeshje nuk është shumë e rëndësishme ose kur e kemi kalendarin shumë të zënë, mund të vendosi që të mos luaj për kombëtaren. Duhet të mendoj shumë seriozisht për këtë”, ka thënë Robben për TZ./Telegrafi/