Arjen Robben dhe Franck Ribery nuk do të jenë të mirëpritur në Super League kineze, sepse janë shumë të vjetër.
Kështu së paku thotë drejtori teknik Shanghai SIPG, Mads Davidsen, i cili nuk llogaritë në transferimin e dyshes së Bayern Munichut.
“Nëse Ribery kishte një ofertë dy apo tre vjet më parë nga Kina, atëherë kjo ishte mundësia e tij e fundit, por një ekip ambicioz kinez si Shanghai SIPG nuk do ta nënshkruante as me Robbenin”.
“Pse duhet që një klub kinez të nënshkruajë me një 33 ose 34-vjeçar kur mund të marrin yjet 27-vjeçare si Axel Witsel apo Alex Teixeira – ose Oscar në 25”.
“Ribery dhe Robben kanë humbur mundësinë nëse do të donin të luanin në Kinë. Ne nuk i duam këta lojtarë “, tha Davidsen.
Superliga kineze është bërë një nga ligat më të vlefshme në futbollin botëror në sajë të fuqisë së shpenzimeve të klubeve , ku kanë transferuar deri më tani lojtar të tillë, si Hulk, Oscar, Carlos Tevez dhe Axel Witsel. /Telegrafi/