Telegrafi

Robben: Arsenali do ta humbë Wilsheren

Topçinjtë nuk kanë fituar asnjë trofe që nga viti 2005 kur e fituan FA Cup dhe si duket ky fat do t’i përcjellë ata edhe këtë sezon.

“Nuk e di nëse Arsenali do të mund ta mbajë Wilsheren nëse ata vazhdojnë të mos fitojnë asgjë”.

“Gjithmonë është e vështirë ta gjykosh një lojtarë për këtë gjë, por ju mund ta shihni se Wilshere është një talent i madh dhe është ende i ri. Ai është vetëm 21 vjetar dhe definitivisht do të bëhet lojtar i madh”, ka thënë Robben për Daily Star. /Telegrafi/