Telegrafi

Rob mohon se ka shkruar për Rita Orën

“Rita Whora” ditë më parë ka qenë postimi ‘trend’ për disa çaste, pas postimeve që bëri Robi në faqen e tij të Twitter-it.

Gjithkush menjëherë i mendoi ato postime si të drejtuara nga Rita, pasi që ai shkroi se kinse këngëtarja e kishte tradhtuar atë me afër 20 meshkuj tjerë.

E gjithë kjo eufori lajmesh me Robin dhe Ritën, ndodhi po atë ditë, kur vet kosovarja bëri të ditur që ata nuk janë më bashkë.

Por, më vonë Rob paraqitet me mohim duke thënë: “Vetëm për t’u qartësuar, unë asnjëherë nuk e kam përmendur ‘Rita Ora’ në asnjë prej postimeve të mia, dhe nuk kam përdorur fjalën lavire, asnjëherë nuk do e bëja. Unë i respektoj femrat.”

Pastaj Robi postoi një tjetër shkrim, duke akuzuar mediat që kanë kthyer fjalët e tij kah Rita, e cila nuk kishte qenë synimi i tij. 

“Është për të ardhur keq që media ka krijuar një negativitet për artistët e ri në këtë lojë, për të cilën ajo po punon kaq shumë që t’ia dalë”.

Kush është personi për të cilin kishte shkruar Robi, nuk dihet ende, por Rita sipas tij doli e pastër nga kjo punë.