Rob Kardashian është ‘i lehtësuar’ që ai nuk duhet të paguajë ’20 mijë dollarë në muaj’ në mbështetjen e fëmijës që e ka me ish-të dashurën e tij, Blac Chyna.
Çifti ishin drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tyre të kujdestarisë për vajzën Dream, njoftoi E! News të martën.
“Rob është vërtet i lehtësuar në lidhje me këtë situatë të tërë”, i tha një burim i brendshëm faqes.
Ish-çifti së fundmi kanë arritur në një marrëveshje përfundimtare për kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare, thanë burimet e TMZ.
32-vjeçari duket se nuk do të duhet më të paguajë asnjë mbështetje financiare ndaj fëmijës, tani që do ta ketë në kujdestari për disa ditë.
Deri më tani, vëllai i motrave Kardashian, Rob, detyrohej të paguante mbi 20,000 dollarë në muaj, si pension ushqimor për vajzën e tij.
Raportohet gjithashtu se Rob dhe Chyna do të ndajnë kujdestarinë e fëmijës 50/50. /Telegrafi/