Motra e tij, Kim Kardashian kishte shpërthyer me lot kur Kanye prezantoi hologramin e babit në ditëlindjen e 40-të të saj.
Tani, radha ka qenë e Rob Kardashian që të bëjë një veprim për të kujtuar babain e ndjerë, shkruan Daily Mail.
33-vjeçari në një postim në rrjetin social Instagram, ka ndarë një imazh ku shihet se ka bërë tatuazh portretin e Robert Kardashian.
Fytyra e tij duket të jetë vizatuar nga një fotografi e realizuar në mes viteve 1990 dhe 2000, atëkohë kur kishte flokët e gjata.
“Faleminderit vëlla”, kishte shkruar Rob në përshkrim, që i dedikohej mikut që i bëri nderin.
Ndërkaq, Robert ndërroi jetë në vitin 2003, pasi humbi betejën me kancer. /Telegrafi/