Telegrafi

Rob Kardashian: Më ka dhunuar Blac Chyna

Rob Kardashian ka paditur ish të fejuarën për ushtrim dhune.

Ai është shprehur se Blac Chyna është përpjekur që ta mbyste me karrikuesin e një iPhone në dhjetor të vitit të kaluar dhe më pas e ka goditur në fytyrë.

Vëllai i Kim Kardashian pohoi gjithashtu se nëna e vajzës së tij, i ka shkaktuar 100 mijë dollarë dëme në shtëpi gjatë një sulmi, duke i shkatërruar televizorin, muret dhe dyert.

Padia është ngritur nga Rob dhe motra e tij, që konsiderohet miliarderja më e vogël në botë, e kanë hedhur në gjyq për vandalizëm, sulm, shkatërrim si edhe e kanë akuzuar se donte që të ‘zhveshte’ familjen Kardashian për përfitime materiale.

Theksojmë se shtëpia ku ndodhi grindja ishte e 20-vjeçares, Kylie Jennerit, e cila raportohet se është shtatzënë. /Telegrafi/