Rob Kardashian e Blac Chyna mund të jenë në luftë me njëri tjetrin, por kjo nuk vlen kur është fjala për vajzën e tyre 8 muajshe, Dream.
Burime të afërta me prindërit e Dream kanë thënë për TMZ se Rob e Chyna kanë një marrëveshje të pashkruar se të dy do të kenë kujdestari të barabartë mbi vajzën e tyre.
Deri tani merret vesh që nuk ka qenë aq e respektuar kjo marrëveshje, pasi Rob e ka mbajtur atë 4 ditë të javës, e Chyna 3 ditët e mbetura.
Burimet tregojnë se nuk ka pasur ndonjë problem për kujdestarinë, pasi ata kanë qenë në gjendje t’i largojnë problemet personale kur është fjala tek vajza e tyre.
Gjithashtu thuhet se Rob e Chyna nuk do të shkojnë në gjykatë për ta bërë këtë kujdestari formale, megjithëse mund të bëhet zyrtare në ndonjë dokument. /21Media/Telegrafi/