Nesër Komesari i zgjerimit të BE-së, Olver Varhej do të vijë në Shkup, për prezantuar Plan për ekonomik-investues, por gjithashtu edhe Raportin e Komisionit Evropian për reformat në Maqedoninë e Veriut. E paraprakisht sot këtë e bënë Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir dhe zëvendëskryeministri për çështje evropaine Nikolla Dimitrov. Raporti noton se Maqedonia e Veriut gjatë vitit të fundit ka vazhduar me reformat eurointegurse, se zgjedhjet përgjithësisht kanë shkuar mirë, se opozita qëndron në Kuvend për të mbështetur proceset me rëndësi nacionale. Në fushën e sundimit të ligjit, notohen se janë vazhduar reformat në shërbimet e sigurisë , ndërsa kapacitete e kuvendit mbi shërbimet kundër zbuluese duhet të përforcohen. Nota për përgatitjen e përgjithshme të RMV-së është 3,11, nivel i mirë i përgatitjes, krahasuar me vitin e kaluar që ishte 3,6.
“Sa i prekët sundimit të ligjit, përgjithësisht notohen reformat që janë zbatuar, angazhimi i qeverisë për zbatimin e reformave, vetë raporti noton veçanërisht se duhet të vihet fokus në zbatimin e strategjive ekzistuese dhe ligjet me qëllim që të përdoren mjetet aktuale në përputhje me standardet evropiane”, tha Dejvid Gir – Ambasador i BE-së, në Maqedoninë e Veriut.
“Kemi përparim në fushat në vijim, në luftën kundër korrupsionit, shoqëritë tregtare, bujqësi, arsim. Përparim më të vogël kemi në administratën publike, liria e mediave, ekonomi të tregut, shërbimet financiare, rrjetet trans-evropiane, dispozita financiare dhe buxhetore. Në 22 fusha mbahet niveli i njëjtë i përparimit siç janë fushat: zgjedhje, kuvend, qeverisje, shoqëri civile, gjyqësor, të drejtat themelore, drejtësi, liri, siguri dhe kapitujt AKITO-s”, u shpreh Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.