Site icon Telegrafi

RMV: Janë ngrirë çmimet e letrës higjienike, pelenave dhe pecetve higjienike

Prej sot duhet të fillojë zbatimi i vendimit qeveritar me të cilin për 13 për qind duhet të ulen dhe ngrihen çmimet e letrës higjienike, pecetave higjienike, pecetave të lagura dhe pelenave për fëmijë dhe të rritur. Vendimi u soll javën e kaluar, ndërsa do të jetë në fuqi, nga një prilli deri më 31 maj të këtij viti.

“Ulja do të jetë 13 për qind nga çmimet që i kanë pasur letra higjienike, pecetat e lagura, pelenat për fëmijë dhe të rritur dhe pecetat higjienike në tregtinë me pakicë më 20 mars të këtij viti. Qeveria e solli këtë Vendim pas propozimit të Ministrisë së Ekonomisë, në pajtim me analizat e bëra dhe të dhënat nga Drejtoria e doganave”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Paraprakisht, me vendim të Qeverisë, u ngrinë edhe çmimet e brumërave dhe prodhimeve të qumështit, të cilat janë ulur për 15, përkatësisht 10 për qind, si dhe çmimet e vezëve dhe orizit të cilat mbetën në nivel prej datës 15 të muajit të kaluar, përderisa çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë prej 450 gramëve është ngrirë në 33 denarë.

Exit mobile version