Site icon Telegrafi

RMV, është arrestuar një kontrabandues i emigrantëve

Nëpunësit policorë kanë privuar nga liria një person J.Z. (27) Nga Sllupçani, Komuna e Likovës për shkak se me automjet “opel” ka transportuar 11 emigrantë – tre nga India, pesë nga Pakistani dhe tre nga Afganistani.

“Sot rreth orës 00:25 në autostradën A1 Negotinë-Veles, ai nuk është ndalur në sinjalin e dhënë nga ana e nëpunësve policorë nga Stacioni policor “Mihajllovo”, pas çka në afërsi të Velesit ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili është përmbysur. J.Z. dhe tre emigrantë me lëndime të lehta trupore janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm Veles për ofrim të ndihmës mjekësore, ndërsa pastaj J.Z. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor Veles për procedurë të mëtejme, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën transitore të pranimit Vinojug”, thuhet në kumtesën nga MPB.

Siç potencojnë nga MPB-ja, për ngjarjen është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Exit mobile version