Site icon Telegrafi

RMV, deri në fund të muajit do të mund të aplikojnë recensentët për tetë tekste shkollore në shkolla fillore

Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 30 janar do të pranojë aplikime nga të interesuarit në Thirrjen për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në shkolla fillore.

“Recensentët duhet të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilin është dedikuar teksti shkollor dhe së paku 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie dhe të jenë mësimdhënës të shkollës fillore, përkatës për lëndën për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe së paku me 10 vjet përvojë pune në mësimdhënie”, raportoi Ministria.

Thirrja është për recensentët e dorëshkrimeve të teksteve shkollore në lëndën e gjuhës maqedonase, shqipe, turke, serbe, boshnjake, matematikë, shkenca natyrore dhe shoqëri, të gjitha për klasën e tretë.

Exit mobile version