Site icon Telegrafi

Emine Toska pranon dhuratë nga kryetari i Gjilanit me rastin e 8 marsit

Në Gjilan, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja dhe aktorja e njohur Emine Toska është nderuar në një mënyrë të veçantë.

Ajo ka pranuar një dhuratë simbolike që mbart peshën e fortë të historisë dhe përkushtimit ndaj gruas – një karficë e punuar me dorë nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Dhurata i është bërë nga kryetari i Gjilanit, z. Alban Hyseni, si një gjest vlerësimi dhe mirënjohjeje për kontributin dhe përfaqësimin e Toskës në art dhe muzikë.

Lexo po ashtu Asnjëherë larg artit, Emine Toska: Vazhdoj të jem aktive në muzikë dhe aktrim, nuk mund t'i ndaj njërën nga tjetra

“Urime 8 Marsi të gjitha femrave! Dhurata e parë për këtë festë është vërtetë e veçantë, e punuar nga femrat e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, dhuruar nga kryetari i Qytetit të Gjilanit, z. Alban Hyseni. Faleminderit”, shkroi Emine Toska në Facebook, ndërsa postoi një fotografi me kryetarin.

Karfica simbolizon forcat e jashtëzakonshme të gruas për t’u përballur, marrë fuqi dhe vazhduar para pavarësisht sfidave dhe traumave të përjetuara. Është një shenjë e fuqisë së gruas dhe njëkohësisht një nderim për ato që kanë mbijetuar.

Dhurata është edhe një përkujtim se lufta për të drejtat e gruas dhe për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë është ende aktive.

Eminja përndryshe është aktore në Teatrin Profesional të Gjilanit. /Telegrafi/

Exit mobile version