Site icon Telegrafi

Rizzoli e pranon: Gabova që s’i dhashë penallti Barcelonës!

Gjyqtari italian Nicola Rizzoli mesa duket e ka kuptuar gabimin që nuk i dha penallti Barcelonës në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së kampionëve përballë Atletico Madritit.

Rizoli ka pranuar se me ndihmën e teknologjisë do të kishte marrë një vendim tjetër në rastin e penalltisë së pa dhënë në kohën shtesë, kur Gabi e preku topin me dorë, në minutat e fundit të sfidës së luajtur në “Calderon”.

“Për fat të keq, këmbët e mbrojtësit ishin jashtë zonës dhe kjo më mashtroi. Me teknologjinë në futboll, gabimi nuk do të kishte ndodhur. Kam bërë një punë të mirë deri në minutën e 93-të”, u shpreh Rizzoli.

Gjithashtu ai nënvizoi dhe vështirësitë e gjyqtarëve për të marrë vendime brenda sekondës.

“Kjo është një çështje sekondash, por me ndihmën e teknologjisë do të bënim një vlerësim më të saktë të situatave”.

https://www.youtube.com/watch?v=YOROMdns9KY

Exit mobile version